“Evropa po humb fuqinë në skenën botërore, po mendojmë se jemi padroni i botës, por në të vërtetë ne harrojmë që ne jemi një pjesë e vogël dhe e dobët e universit”, ka deklaruar Juncker
Presidenti i Komisionit Evropian (BE), Jean-Claude Juncker, tha se “Evropa po humb fuqinë në skenën botërore, po mendojmë se jemi padroni i botës, por në të vërtetë ne harrojmë që ne jemi një pjesë e vogël dhe e dobët e universit” tranasmeton Anadolu Agency (AA).
Juncker ka folur për gazetën holandeze “Trow” ku bëri deklarata në lidhje me ekonominë e BE-së, situatën demografike dhe marrëdhëniet me Rusinë.
Ai ka theksuar se Evropa dhe Rusia duhet të fokusohen se si të formojnë sërish lidhjet duke lënë pas retorikën e Luftës së Ftohtë, duke shtuar: “Shoku im Putin, pavarësisht se askush nuk ka guximin të shprehet sot ‘shoku im Putin’ ne jemi shokë që prej shumë vitesh”. Sipas tij, Rusia është më shumë se një fuqi rajonale dhe tha se “duhet të mësojmë të flasim si të barabartë me rusët”.
Gjithashtu ai ka theksuar se siguria e Evropës nuk mund të ndërtohet pa Rusinë.
– “Si evropianë mendojmë se jemi padronë të botës”
“Evropa po humbet fuqinë në skenën botërore, po mendojmë se jemi padroni i botës, por në të vërtetë ne harrojmë që ne jemi një pjesë e vogël dhe e dobët e universit”, ka deklaruar Juncker.
Pasi ka tërhequr vëmendjen se Evropa ka rënë si një fuqi ekonomike dhe ka humbur fuqinë e saj demografike, Juncker tha: “Jemi të pranishëm nga pikëpamja kulturore, por nuk jemi dominues. Për këtë arsye unë i ftoj të gjithë që të jenë më modestë dhe të dëgjojnë pjesën tjetër të botës”.
“BE-ja nuk është një union kristian”, tha ai duke shtuar se kristianizmi ka ofruar kontribute të mëdha për zhvillimin e Evropës. “Në territoret tona jetojnë edhe muslimanë. Ata do të vazhdojnë të kenë vend në territoret tona për sa kohë që ata zbatojnë rregullat tona”, tha Juncker.