Në Kuvendin e Maqedonisë ka filluar seanca për interpelancën e Qeverisë. Deputeti i VMRO-DPMNE-së ka bërë elaborimin e kërkesës për mocionin e besimit të Qeverisë. Danev tha se kjo Qeveri është më e papërgjegjshmja dhe më e korruptuara që ka pasur ndonjëherë Maqedonia ai madje akuzoi se punojnë për interesa partiake dhe për të mbajtur gjallë koalicionin LSDM-BDI.
“Për ta mbajtur në jetë koalicionin me BDI, keni shkelur rregulloren për punë të kuvendit dhe Kushtetutën e Vendit vetëm e vetëm për ta miratuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve, rreth kësaj keni vërejtje të mëdha nga BE-ja që do të ndikoj në raportin e KE-së.
Deputetët e LSDM-së nuk e kishin të lehtë ta shtypnin pullën e gjelbër por duhej respektuar urdhri. Gjatë fushatës zgjedhore premtuat, Ligje, Rregullore Kushtetutë, por të njëjtat i keni shkelur”, është shprehur Dragan Danev, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Për momentin të pranishëm në sallë janë rreth 80 deputetë dhe pothuajse i gjithë Kabineti qeveriatar./am/