Ministri i Indisë Biplab Kumar Deb ka pretenduar se interneti dhe sateliti nuk janë diçka e re por që ekzistojnë që nga epoka e Mahabharata.
Duke folur për ‘Regional Ëorkshop on Computerisation and Reforms’ ne Pragna Bhaëan, Agartala, tha se interneti ishte shpikur nga Indinë e lashtë.
“Interneti dhe komunikacioni satelitor kishin ekzistuar në ditët e Mahabharata. Si mundet Sanjaja (karrocierja e mbretit Dhritarashtra) të jepte një përshkrim të hollësishëm për mbretin e verbër rreth betejës së Kurukshetrës? Kjo do të thotë se interneti ishte atje, satelitët dhe ajo teknologji ishte atje në këtë vend në atë kohë,”- tregoi ai.
Udhëheqësi i BJP tha se vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara mund të pohojnë se është shpikja e tyre, por në të vërtetë është teknologjia e Indisë.
“Interneti dhe sistemi satelitor kanë ekzistuar në Indi shumë vite më parë. Kultura më e pasur i takon kombit tonë dhe ndihem krenar për të. Edhe sot në internet dhe teknologjinë e softëare, ne jemi përpara. Shih Microsoft, mund të jetë një kompani amerikane, por shumica e inxhinierëve të saj janë të gjithë nga vendi ynë,”-shtoi ai.
Ministri i Tripura tha që interneti ka ekzistuar që nga epoka e Mahabharata. Sipas tij India ka qenë në qendër të teknologjisë, por që më vonë humbi.
“Por, përsëri sot India ka rifituar pozicionin e saj në teknologjinë në botë dhe kjo mund të vërtetohet nga fakti se një numër i madh inxhinierësh softëare luajnë një rol jetësor në kompanitë amerikane,”-u shpreh ministri indian./sn/