Ballina Bota Ish-presidentja e Koresë së Jugut dënohet me 24 vjet burg

Ish-presidentja e Koresë së Jugut dënohet me 24 vjet burg

Ish-presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, u dënua me 24 vjet burgim, pasi u gjet fajtore për shpërdorim të pushtetit.

Vendimi i transmetua drejtpërdrejt në televizion dhe paraqet kulminacionin e skandalit që ka tronditur Korenë e Jugut, duke shkaktuar zemërim kundër elitave politike dhe biznesore.

Park është përballur me një varg akuzash për korrupsion. Ajo nuk ka qenë në gjykatë të premten, kur është shpallur vendimi.

Park i ka bojkotuar edhe seancat dëgjimore dhe ka akuzuar gjykatat për njëanshmëri.

Ajo po ashtu ka mohuar çdo keqbërje.

Vendimi i autoriteteve për ta transmetuar verdiktin drejtpërdrejt në televizion është i pashembullt, por ato janë thirrur në interesimin e jashtëzakonshëm të publikut për këtë rast./shn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews