Sa herë bie shi ka përmbytje nëpër fshatra. Por jo vetëm fshatrat janë ato që pësojnë. Shirat shkaktojnë probleme edhe nëpër rrugët e Kosovës. Reshjet shkaktojnë rrëshqitje dheu dhe rënie të gurëve, të cilat pengojnë qarkullimin normal të veturave.
Por në një rrugë të rëndësishme të Kosovës dheu po rrëshqet edhe pa pasur fare reshje. Në autostradën “Ibrahim Rugova” shpesh ka rrëshqitje të dheut duke rrezikuar kështu qarkullimin e veturave që janë në numër shumë të madh.
Kështu ishte edhe dje. Dheu ka rrëshqitur në autostradë por askush nuk ka dalë ta rregullojë./am/