Mot me diell dhe fundjavë, kombinim ideal për një kafe, do të shpreheshin të rinjtë. Ekipi i Televizionit Alsat vizitoi kafenetë e shumta në Çarshinë e Vjetër, të cilat ishin të stërmbushura. Djem dhe vajza të të gjitha moshave, muzikë, tym duhani dhe kafe. Ishin këto pamjet në pothuajse çdo lokal. Pronarët e kafeneve thonë se numri më i madh i klientëve, madje mbi 70 për qind janë të rinj.
Klientët janë të ndryshëm, kemi prej moshës 20 e deri në moshë më të shtyrë. Mund të themi përafërsisht 70 për qind e klientëve janë të rinj – thotë pronari i një kafeneje.
Ndërsa kafenetë janë përplot me të rinj, të dhënat e Entit të Statistikës për papunësinë e rinisë janë shqetësuese. Papunësia është më e theksuar nga mosha 15 deri në 24 vjeç edhe atë 46.7 për qind, ndërsa pikërisht kjo grup- moshë përbën edhe numrin më të madh të klientëve nëpër kafene. Të pyetur se përse pjesën më të madhe të ditës e kalojnë nëpër kafene, të rinjtë thonë se iu është bërë shprehi.
Jo nuk është normale por kjo është kjo çfarë të bëjmë, të gjithë janë në kafene. Normale është që duhet të punojnë”
Më shumë duhet të punojnë, më pak të dalin. Po ja marr pagë 300 euro, ndërsa harxhoj 500 kjo ndodhë vetëm tek ne”
Nuk është normale, por ne pse dëshirojmë ajo është tjetër çka. Po e vërtet është. Duhet të punojmë më shumë për të dalë edhe në kafe, përse jo – thonë disa të intevistuar.
Sipas statistikave shkalla e përgjithshme aktive e popullsisë ose popullsi me aftësi pune në vend, numëron 56.8 për qind, shkalla e punësimit është 44.1 për qind ndërsa shkalla e papunësisë 22.4 për qind.