Gjykata e Apelit në Shkup ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Penale me të cilën ish ministri i Brendshëm Mitko Çavkov mbetet ende në paraburgim.
Nga Gjykata e Apelit thanë se kërkesa për lirimin e tij është refuzuar, pasi ajo nuk ishte e plotë. Çavkaov së bashku me katër persona të tjerë ndodhen në paraburgim për dhunën e ndodhur në Kuvend prillin e vitit të kaluar.