Aleksis Ciprasit i nevojiten 180 deputetë që të miratohet marrëveshja eventuale për çështjen e emrit.
Mediat greke shkruajnë se bashkëpunëtorët e afërt të kryeministrit, po shqyrtojnë më shumë opsione, nëse gjendet zgjidhje me Maqedoninë, si të parashtrohet ligji dhe i njëjti të miratohet por jo me shumicë të thjeshtë.
“Nëse arrihet marrëveshje me FYROM-in, bashkëpunëtorët e kryeministrit shqyrtojnë variantet si ai të dorëzohet në parlament dhe të miratohet por jo me shumicë të thjeshtë.
Debatet kanë për qëllim që të rritet shumica në 180 deputetë. Kjo është e nevojshme për shkak se bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare e cila nuk duhet të miratohet me shumicë të thjeshtë”, flasin mediat greke.
Bisedimet zyrtarisht duhet të vazhdojnë më 12 prill kur do të vijë përsëri shefi i diplomacisë greke Nikos Koxijas dhe do të takohet me homologun e tij Nikolla Dimitrov.
Për herë të fundit ata u takuan më 30 mars në Vjenë, ndërsa takimi u vlerësua si një nga takimet më serioze deri më tani dhe se në takimin e ardhshëm mund të arrihet hapërim serioz në negociatat.
Gjithë informacionet flasin se pas festave të Pashkëve pritet që të mbahet takim liderësh në të cilin do të marrin pjesë krerët e shtetit, mes tyre edhe presidenti Ivanov dhe shefi i opozitës Hristijan Mickovski, ku në mënyrë të detajuar do të flitet për negociatat dhe do të kërkohet mënyrë që të arrihet deri te konsensusi shtetëror për kontestin shumëvjeçar të emrit. /albeu.com/