Ngërçi politik në Itali, duket se nuk po zhbëhet me mosmarrëveshje të shumta mes partive që kërkojnë të qeverisin vendin.
Zgjedhjet e marsit nuk mundën të nxirrnin një fitues të qartë dhe as një strukturë të mundshme për një koalicion, me partinë e vetme më të madhe, Lëvizja pesë yjet, që nuk ka pranonte të hynte në qeveri me asnjë parti tjetër.
Lëvizja sidoqoftë e ka zbutur qëndrimin dhe tani po kërkon aleatë, por se cila parti do t’i bashkohet asaj në qeverisjen e ekonomisë së tretë më të madhe të eurozonës, kjo ende nuk dihet. Tre janë partitë kryesore që mund ti bashkohen lëvizjes pesë yjet dhe liderit të saj 31 vjeçar, Luigi Di Maio, në qeverisje, por kjo nuk do te ishte e lehte për secilën prej tyre. Lëvizja “Pesë yjet”, nuk është e pozicionuar në asnjërën anë të spektrit politik, çka i bën lidhjet ideologjike me të majtën dhe të djathtën tradicionale të Italisë, shumë më të vështira.
Zgjidhja me e lehtë është bashkimi i saj me Lega Nord, partinë e ekstremit të djathtë që ka këndvështrime të ngjashme antilidership, edhe pse është shumë më ekstreme në çështjen e emigracionit. Por, para zgjedhjeve, Lega Nord hyri në aleancë me forca italian, e ish kryeministrit Berlusconi.
Di Maio dhe partia e tij e shohin Berlusconin si antitezë të gjithçkaje për të cilën ata luftojnë dhe besojnë se ai është pjesë e lidershipit të korruptuar të Italisë. Mateo Salvini, lider i Lega Nord, dhe partia e tij, kanë thënë se do të mbeten të lidhur me Berlusconin. Kjo bën që të konsiderohet si opsion realist bashkimi i lëvizjes pesë yjet me partinë demokratike, diçka që kjo e fundit e ka përjashtuar më herët pavarësisht se tashmë duket se po ndërron mendje.
Partia Demokratike dhe lëvizja pesë yjet thuhet se do të nisin bisedimet këtë javë, por dallimet brenda vetë demokratëve janë të mëdha. Për ish kryeministrin Mateo Renzi, qeverisja me lëvizjen pesë yjet, është e pamundur. “Do të ishte një tallje për zgjedhësit tanë”, thotë ai./TCH/