Ballina Aktualitet Lajme KUMUCAKOS: BISEDIMET PËR EMRIN JANË NË QORR-SOKAK

KUMUCAKOS: BISEDIMET PËR EMRIN JANË NË QORR-SOKAK

Kritika të reja në adresë të Qeverisë greke, e cila nuk i ka informuar partitë politike për rrjedhën e bisedimeve për emrin, akuzoi sot Jorgos Kumucakos në një intervistë për gazetën greke “Elefteros Tipos”.

Ai thotë se në bisedimet vetëm se vërtetohet qorr-sokaku mes dy palëve.

“Nga ajo që dimë, shihet se ka komplikime serioze. Në thelb, vizita e Kotsijas në shtetin fqinjë, filloi dhe përfundoi me aterimin e aeroportit në Shkup. Përveç kësaj, deklarata e dobët e kryeministrit në Bruksel për emër konkret, e “konkludoi” qorr-sokakun që u pa gjatë vizitës së Kostijas”, thotë Kumucakos në intervistën për “Elfeteros Tipos”./tv21/

@tn.lajmelokale
@tetovanews