Shtëpia botuese e librit të ish-shefit të FBI-së, James Comey “A Higher Loyalty”, do të publikohet në 850.000 kopje për të plotësuar kërkesat e shumta të blerësve, njofton Klan Kosova.
Për ta vënë këtë numër në prespektivë, libri i Michael Wolff “Fire and Fury”, që cilësohej nga librat më të kërkuar, ishte dalë në shitje me vetëm 150.000 kopje fillimisht.
Libri i Comey do të jetë sensacioni i vitit sa i përket publikimit të librave politik.
Gjithashtu, tashmë e ka vendin e garantuar si best-seller, bazuar vetëm në numrat e kërkesave para botimit.
“ky është numri më i madh që kemi printuar një libër në daljen e tij të parë në këtë vit”, kanë thënë nga shtëpia botuese Macmillan.
Gjithashtu, interesimin për librin e ka rritur vet Donald Trump, i cili ka shkruar cicërima në Tëitter duke ofenduar Comeyn.