Dhjetë projekte nga Programa e sivjetme e Ministrisë së Kulturës me vlerë prej 8 milion dhe 500 mijë denarë janë tërhequr pas revizionit të kryer nga ana e Komisionit të Ministrisë së Kulturës, ka informuar ministri i Kulturës, Robert Allagjozov gjatë vizitës së tij në burgun e Shutkës.
“Në këtë moment komisionet po i shqyrtojnë dhe vendosin në lidhje me ankesat. Mënyra me të cilën do të mund ti përgjigjemi kërkesave do të varet nga mjetet që i kemi në dispozicion”, sqaroi ministri i Allagjozovski në pyetjen e gazetarëve për projektet e kontestuara në opinion nga Programa e Ministrisë së Kulturës për vitin 2018, për të cilat kërkooheshte revizion.
Lidhur me paralajmrimin e kryetarit të Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq për largimin e katër përmendoreve, ministri Allagjozovski tha se ajo është punë e komunës dhe se bëhet fjalë për përmendore të projektit “Shkupi 2014”, raporton Zhurnal.mk