Pas festave, deputetët i rikthehen punës në Kuvend, ku në ditët në vijim është paraparë miratimi i një sërë reformash në prag të publikimit të raportit të progresit.
Nga nesër pritet agjendë e ngjeshur si në planin e brendshëm, ashtu edhe në të jashtëm, me qëllim që të arrihen rezultate sa më pozitive në raportin i cili do të publikohet më 17 prill.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nesër ka caktuar katër seanca me pikat e ngelura, si dhe disa komisione të cilat në rend dite kanë ligjer reformuese.
Nga seanca e 34-të ka ngelur pezull ligji për gjykatat, nga e 35-ta nevojitet plotësimi i Ligjit për Prokurorinë Publike dhe të atij për Procedurë Penale.
Gjithasthu, është caktuar edhe vazhdimi i seancës së 22-të, me të vetmën pikë në rendin e ditës, ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dëshmitarë.
Pritet që të enjten ose të premten të caktohet seancë në të cilën në rend dite do të jenë pako e ligjeve për ndjekjen e komunikimeve.
Komisioni Kuvendor për mbrojtje dhe siguri, në të cilin në rend dite është Ligji për ndjekjen e komunikimeve dhe plotësimet e Ligjit për Armë, për shkak festave të Pashkëve është anuluar për më 10 prill.
Këto janë një pjesë e Ligjeve për të cilat grupet punuese të VMRO-DPMNE-së dhe shumicës parlamentare, sipas liderëve partiak, dhe personave zyrtar, kanë arritur marrëveshje. /SHENJA/