Gjarpërinjtë fishkëllejnë dhe Ibu Rika perkulet mbi një kafaz deri tek beli me kobra, zhurma e motoçikletave të Jalan Mangga Besar, një rrugë në verilindje të Xhakartës, ngacmon krijesat. Ka një gjarpër në dorë duke mbajtur me forcë pjesën tjetër të gjarprit, ndërkohë që e shtyp kokën me pinca druri. Gjarpëri fishkëllen kur shtypen akoma më shumë pincat dhe e tërheq kokën me një lëvizje të pastër.
“Bashkëshorti im shet në një tezgë dhe nuk ka guxim të më ndihmojë me kobrat” E kam vizituar disa herë barin e Rikës dhe ajo shkon në punë aty nga ora 5:30 mbasdite, ku u ofron klientëve të saj salcë kikirikësh me satay kobre (shishqebap me mishin e kobrës) dhe shots-sa me gjakun e gjarprit. Gjarpri hahet përgjatë juglindjes aziatike, ku besohet se gjaku dhe mishi kanë cilësi kurative.
Rika më shfaq përpara një listë të gjatë me sëmundjet që kobra ndihmon për të kuruar. Mund të dezintoksikojë mushkëritë dhe gjakun, të kurojë reumatizmën, diabetin, fluksin vaginal jo normal, presionin e lartë arterial dhe të ulët, të gjitha problemet e e lëkurës si aknet, alergjitë, ekzemat dhe erupsionet. Me pak fjalë, kobrat janë një super medikament ose kështu thotë të paktën lista.
Por ka një arsye tjetër se pse Rika punon gjatë natës. Besohet se kobrat përmirësojnë potencën seksuale. Në Azi meshkujt besojnë se konsumimi i gjakut dhe organeve të kobrës përmirëson rendimentin seksual. Rika më thotë se shumë meshkuj kalojnë nga bari i saj me shpresën se një shots gjaku do t’u sjellë sukses në krevat.
“Unë mendoj se gjithçka është në mendje,” – thotë ajo. – “Mund të ndihmoj disa, ndërsa të tjerë jo. Meqë kobrat përmirësojnë rezistencën, meshkujt mund të zgjasin më shumë kohë në krevat, por jua garantoj se bëjnë shumë mirë për lëkurën. Pyesni klientet e mia,”- duke treguar me kokë nga ndonjë kliente. Mishi është shumë i mirë për lekurën, gjaku dhe lëkurët shërbejnë për energjinë. Rika lindi në Xhakartë dhe u rrit në atë që sot është qyteti më i madh i jugut të Azisë.
Kobrat ekzistojnë në Indonezi, por janë më të zakonshme në pyje dhe në zona rurale. Kur Rika u martua me bashkëshortin, ai i sugjeroi të hapnin një vend për kobrat. Kishte shumë japonezë dhe tajvanezë që punonin dhe që kalonin nga Mangga Besar dhe i shoqi mendoi se biznesi i kobrave do të ishte një sukses. “Më thanë që këtyre personave u pëlqenin gjarpërinitë,” – kujton Rika. Mësoi të gatuante nëpërmjet recetave, shërben gjarpërinjtë si satay, e vendos mishin në salcë kikirikësh, në salcë qepe, specash.
Gjithashtu gatuan të brendshmet e gjarprit dhe e shërben gjakun në tasa porcelani të bardhë. I them: A mund të më marrësh një prej tyre? – Sigurisht, -më thotë dhe e fut krahun në kafaz, kap një prej gjarpërinjve me duar të zhveshura. Kobrat duhet të ruajnë dhëmbët dhe helmin për të maksimalizuar benefitet e shëndetit. Besohet se kobrat që ruajnë dhëmbët kanë përbërës të nevojshëm për të përmirësuar energjinë dhe vitalitetin.
“Sa më helmues gjarpri, aq më të fuqishme efektet e tij,”- shpjegon Rika. “Sa më agresiv të jetë gjarpri aq më mirë,” – shton ajo. “Kobrat mbretërore janë më të mirat, sepse janë më të mëdha dhe më agresive, por këto i porosis kur kam ndonjë porosi të veçantë, sepse kushtojnë më shumë se normalët.”
E kanë pickuar në vitin 2009, ka cikatrice në krahun e majtë dhe u shtrua në kujdesin intensiv për disa muaj. Helmi i kobrës është shumë i rrezikshëm, Rika shpëtoi, por ka 11 000 persona që nuk i kanë shpëtuar sipas të dhënave të toksikologjisë. “Është punë e vështirë, – thotë Rika, – sepse shet shumë gjëra të një gjarpri. Lëkura dhe kockat shërbejnë për të përgatitur lloje të ndryshmesh vajrash, pomadash, medikamente që gjenerojnë para.” Tërheq kokën e kobrës dhe derdh gjakun në një enë.
Gjaku i errët mbush enën deri përgjysëm. Më pas koka e kobrës vendoset mbi tavolinën e prerjes. Rika dhe ndihmësi i saj marrin gjarprin pa kokë dhe e rrjepin, më pas i heqin organet, megjithatë trupi lëviz ende. “A i do zemrën dhe mëlçinë? Mund t’i përgatis me satay-in.” I fut organet krudo në salcë. Më pas shton pak verë orizi dhe mjaltë tek gjaku. “Ju bëftë mirë!” – më thotë duke më ofruar tasin.
I mbylla sytë dhe e piva, gjaku kishte shije alkooli dhe mjalti. Shishqebapi kishte shije fibrash, salca ishte e shijshme, një përzierje erëzash dhe butësia e shijes së kikirikëve. I gjithë ushqimi më kushtoi 100 000 rp (7.50 dollarë). Fitimet e Rikës janë të mjaftueshme sa për të mbajtur dy fëmijët në universitet.
“Askush në familjen time nuk do që të merret me këtë biznes,” – tha. –“Jam më e guximshmja nga të gjithë.” / bota.al