Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi edhe pse u fol si emri i mundshëm që do të ndërrohet me rikonstruimin e Qeverisë, ai do të ngelet në këtë post. Këtë e ka theksuar deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili gjatë debatit në “Click Plus” në TV21. Sipas tij, Bekteshi është një kuadër i ri që po dëshmon me punën e tij dhe aktivitetet intensive.
Kreshnik Bekteshi së fundi u përfol si ministri më harxhues në Qeveri, duke qenë në shënjestër të mediave. (INA)