Ballina Bota Obama ishte i dobët, Trump po i kthen shkëlqimin Amerikës

Obama ishte i dobët, Trump po i kthen shkëlqimin Amerikës

“Politika e re (amerikane në raport me Iranin) do të jetë rishqyrtim i marrëveshjes, që do të thotë se do të shihet se Irani nuk po e zbaton atë. Ne do t’u vendosim sërish atyre sanksione. Trump inkurajohet nga fakti se në Iran po bëhen protesta. Ata mund ta ndryshojnë regjimin pa ndihmë nga jashtë. Por kanë nevojë për inkurajim”

Ish-kryebashkiaku i Neë York, tani këshilltar jo-formal i presidentit të SHBA-së, Rudy Guliani, nuk ka kursyer lëvdatat për Donald Trump, ndërsa ka kritikuar ashpër ish-presidentin, Barack Obama, veçanërisht për mënyrën si e ka trajtuar çështjen e programit bërthamor të Iranit.

Ai ka deklaruar se Trump po ndryshon politikën e jashtme amerikane, duke i dhënë sërish rolin qendror, të cilin e pati humbur në presidencën e kaluar, ndërsa Irani ka theksuar se beson që po shkon kah ndryshimi i regjimit, por për ta bërë këtë ka nevojë për inkurajim nga bota demokratike.

“Ka ndryshim të madh(në politikën e jashtme amerikane). Ndryshim i madh në politikë, në personal. Administrata Obama mbajti qëndrim më paqësor në raport me Iranin, në mënyrë që të merrte atë që donte në Marrëveshjen Bërthamore. Ishte gabim i madh”.

“Obama ishte shumë i dobët në politikën e jashtme. Ai bëri gabime që çoi në rritjen e Vladimir Putin. Ne i dhamë përsëri atij dhe Rusisë një vend në Lindjen e Mesme, pasi i kishim larguar që aty qysh në kohën e Richard Nixon. Obama Gaboi edhe në politikën e brendshme, por sidomos në atë të jashtme”.

“Shikojeni ekonominë e Amerikës. Gjatë kohës së Obama ajo nuk u rrit kurrë më shumë se dy për qind. Tani ajo është rritur së paku tre ose katër për qind. Ekonomia amerikane nuk ka qenë kurrë më mirë në 25 vjetët e fundit”.

“Politika e re (amerikane në raport me Iranin) do të jetë rishqyrtim i marrëveshjes, që do të thotë se do të shihet se Irani nuk po e zbaton atë. Ne do t’u vendosim sërish atyre sanksione. Trump inkurajohet nga fakti se në Iran po bëhen protesta. Ata mund ta ndryshojnë regjimin pa ndihmë nga jashtë. Por kanë nevojë për inkurajim”.

“Mendoj se Trump e ka përcjellë gjithë këtë. Kjo mund të shihet edhe në mesazhin që ai u dha iranianëve. Irani besoj se po drejtohet kah një ndryshim regjimi”./klankosova.tv/