Dy trena të pasagjerëve janë përplasur me njëri tjetrin në stacionin e Salzburgut të Austrisë, duke lënë së paku 50 të lënduar.
Sipas raportimit të mediave lokale, aksidenti ka ndodhur në mëngjesin e hershëm, përderisa deri në këto momente nuk ka të lënduar serioz apo në rrezik për jetë.
Ende nuk janë të qarta arsyet që dërguan deri të ky aksident.
Në vendin e ngjarjes kanë shkruar policia, Kryqi i kuq, zjarrfikësit dhe ekipet e tjerë të emergjencës për të ofruar ndihmë./pe/