Ballina Aktualitet Kosovë Prizren: Të shtëna me armë zjarri

Prizren: Të shtëna me armë zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmë vonë se në fshatin Kobaj janë dëgjuar të shtëna nga armë të zjarrit, njofton Klan Kosova.

Policia dhe njësitet patrulluese kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjatë hetimeve është kuptuar se në një shtëpi kishte pasur aheng familjar me ç’ rast janë përdorë edhe armë.

Policia fillimisht kishte gjetur gëzhoja e më pas në bisedë e sipër me të dyshuarin e rastit, i njëjti ka pranuar që t’i dorëzojë dy armë.

Pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që rasti të procedohet sipas procedurës së rregullt.

@tn.lajmelokale
@tetovanews