Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës një ditë pasi kjo e fundit shpalli aksionin e mosbindjes civile.
Rama akuzoi demokratët se kur ata ishin në qeveri synon ta bëjnë tenderin e pagesës së rrugës 8-9 euro dhe dështuan.
Tani siç shprehet Rama i vunë zjarrin “patriotik” e duan ta përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën europiane të Shqipërisë.”Mjerë kush u beson rrugëhumburve pa atdhe që duan zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë” ka shtuar kryeministri shqiptar.
Një ditë më parë opozita e bashkuar ka vendosur në mënyrë unanime mosbindjen civile si formë protestë kundër qeverisë.
Pas mbledhjes së përbashkët të grupeve parlamentare të PD dhe LSI, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi njoftuan se organizimi i aksionit opozitar do të fillojë nga mbrëmja e së hënës./am/