Qeveria e Maqedonisë ka ndërmarrë disa masa për hulumtimin, ndjekjen dhe dënimin e funksionarëve të përfshirë në skenarë keqpërdorimesh, duke përfshirë këtu edhe policë të cilët janë fajtorë për përdorimin e forcës jashtë masës , por “mosndëshkimi mbetet problem i madh” thuhet në raportin më të ri të Departamentit të Shtetit SHBA-së për respektimin e të drejtave të njeriut më vitin 2017.
Sa i takon respektimit të të drejtave të njeriut si çështje më të theksuara në Maqedoni janë raportet e torturës nga ana e sigurimit të burgjeve, përzierja në privatësinë e individëve, dhuna ndaj gazetarëve, mungesa e pavarësisë së gjykatave dhe dhuna ndaj komunitetit të LGBT-së.
Vend të rëndësishëm në raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së ka zënë edhe zgjedhja e kryeparlamentarit, Talat Xhaferi i cili akt vlerësohet si moment me të cilin përfundoi kriza politike dhe bllokimi i formimit të qeverisë së re./sn/