Pas hapave prapa për 7 vjet rresht, Maqedonia për herë të parë këtë vit paraqitet si vendi më premtues në Evropë për përparimin e proceseve demokratike. Ndërsa kritikon vendet e rajonit për rrezikun nga rritja e autoritarizmit, organizata ndërkombëtare Freedom House në raportin e saj të fundit vlerëson Maqedoninë si pika e ndritur në Evropë.
Qeveria e re është përkushtuar fuqimisht të çlirojë shtetin nga kapja që kishte bërë VMRO DPMNE-ja. VMRO DPMNE-ja po lufton me të gjitha forcat që t’i mbajë jashtë burgut zyrtarët e saj të lartë duke bërë obstruksione në punën e parlamentit dhe përpiqet t’i ndez ndjenjat nacionaliste maqedonase..- thuhet në raportin e Freedom House.
Sipas organizatës ndërkombëtare Maqedonia do të ishte e suksesshme nëse ia del që të çlirojë shtetin nga kapja dhe zgjidh problemet bilaterale qe kanë mbajtur peng zhvillimin politik dhe ekonomik të vendit.
Çelësi i parë drejt suksesit të koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja është zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë, gjë që do ta zhbllokonte rrugën për anëtarsimin e vendit në BE dhe NATO ndërsa do të fitonte dhe mbështetje të madhe ndërmkomëtare. Ndonëse BE-ja ka mbështetur fuqishëm qeverinë, ajo i ka duart e lidhura për aq kohë sa Greqia nuk heq dorë nga kundërshtimi për fillimin e procesit të anëtarsimit – theksohet në raportin e Freedom House.
Freedom House gjithashtu thekson se koalicioni i ri po përballet me një detyrë të vështirë për shkatërrimin e rrjeteve klienteliste të pushtetit të kaluar si dhe të shmang keqpërdorimet./am/