Ballina Aktualitet Lajme RASTI “TENDERËT”, DËGJOHEN BOMBA TË REJA NË GJYKATË

RASTI “TENDERËT”, DËGJOHEN BOMBA TË REJA NË GJYKATË

Edhe pse ish ministrja e kulturës Elizabeta Kançevska Milevska insistoi që të largohen mediat teksa lëshohen bisedat e përgjuara në rastin “Tenderët”, gjykata refuzoi mbrojtjen dhe i lëshoi bisedat e përgjuara në sy të publikut .

Në sallën e gjykatës u dëgjuan pesë biseda të përgjuara lidhur me manipulimin e Kançevskës me tender për ndërtimin e muzeut të VMRO-së. Në bisedën e parë të përgjuar dëgjohen zërat e ish ministres me ish ministrin e transportit Mile Janakievski dhe ai i drejtori të kompanisë ndërtimore “Beton-Shtip” Ilija Prestillski i cili është edhe dëshmitarë kundër Milevskës.

Kançevska dëgjohet duke u treguar Prestillskit dhe Janakievskit se nesër do të hapet tender dhe gjithçka është kurdisur në mënyrë që atë ta fitojë “Betoni”. Kançevska dëgjohet duke i thënë drejtori të kompanisë ndërtimore që të vazhdojë me punimet pa ndërprerje dhe i ka treguar se ia ka transferuar në deri më 49 milion denarë në llogari. “Zhvilloni punimet sikurse të jetë gjithçka në rregull”, dëgjohet duke i thënë Kançevka drejtorit Prestillski.

Në bisedën e dytë mes Kançevskës dhe Janakievskit, ajo i rrëfehet se nuk ka para për ti paguar firmat dhe ia kujton se duhet ti sigurohen këto mjete me rebalancin e buxhetit ndërsa Janakievski i thotë Kançevkës “Ti shesim rrobat e tua për të paguar firmat”. Në bisedën e fundit dëgjohet Gordana Jankullovska me Kançevkën teksa merren vesh se çfarë të bëjnë pas një kontrolli të paralajmëruar të SPB Manastir.

Kançevska i kërkon Jankullovskës që ta kontrollojë një person me emrin Nikollçe Cvetanovski që është interesuar për tenderin në muzeun e VMRO-së ndërsa Jankullovska dëgjohet teksa e këshillon që të mos ja japë dokumentacionet, ta shtyejë konfrontimin me arsyetim se duhet kohë për ti mbledhur të gjithë dokumentacionet. /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews