Ballina Bota RRËZOHET NJË AEROPLAN USHTARAK, 5 TË VDEKUR

RRËZOHET NJË AEROPLAN USHTARAK, 5 TË VDEKUR

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një aeroplan kargo ushtarak në jugperëndim të Libisë, transmeton AA.

Një burim i sigurisë në fushën e naftës në Sherar e cila gjendet në jugperëndim të vendit, theksoi se aeroplani kargo i Forcave të Armatosura të Libisë është rrëzuar disa minuta pasi është nisur drejt kryeqytetit, Tripoli, në afërsi të aeroportit.

Vetëm njëri nga 6 personat në aeroplan arriti të shpëtohet.

Burimi i sigurisë njoftoi se aeroplani i kargos ka transportuar materiale teknike për puset e naftës. Transportimi është duke u bërë nga ajri për shkak të përleshjeve intensive në qytetin Sebha, në rrugën që çon drejt rajonin e naftës.