Departamenti i Shteteve të Bashkuara ka miratuar shitjen e dronëve prej 2, 5 miliardë dollarë Gjermanisë.
Marrëveshja përfshin katër MQ-4C Triton Aicraft System pa pilot, si dhe një stacion kontrolli të misionit, një bazë operative, një bazë operative e avancuar, pajisje dhe shërbime të tjera.
Dronët do të prodhohen nga kontraktori ushtarak Northrop Grumman Crop, Defense Airbus dhe Space, raporton “DW”, transmeton Periskopi.
Gazeta gjermane “Welt” njoftoi se dronët do të jenë të pajisur me teknologjinë e zbulimit dhe monitorimit të bërë nga Gjermania.
“Gjermania është një prej fuqive ekonomike në Evropë, NATO dhe një partner kyç i Shteteve të Bashkuara që globit i siguron paqen dhe stabilitetin,” tha Departamenti i Shtetit.
“Shitja e propozuar e Triton Mq-4C do të mbështesë kërkesat legjitime të sigurisë kombëtare dhe do të rrisë ndjeshëm inteligjencën e Gerjmanisë, mbikqyrjen, zbulimin (ISR) dhe sigurinë e përgjithshme kolektive të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.”