YouTube, një nga platformat më të përdorura në të gjithë botën, rrezikon të “ndëshkohet” me disa miliarda dollarë gjobë.
Komisioni Federal Trade pritet të japë vendimin pas depozitimit të mijëra ankesave se në YouTube, po përdoren të dhënat e të miturve për qëllime përfitimi, nëpër reklama.
Komisioni akuzon YouTube se ka shkelur privatësinë e të miturve.
Kompania nga ana tjetër ka mohuar çdo akuzë.
Edhe Facebook-u është përfshirë në një skandal të tillë pas daljes në publik të aferës “Cambridge Analytica”./sn/