Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka njoftuar se anëtari i shtatë i Bordit ka vendosur të largohet nga pozita në Bordin për ndarjen e Çmimit Nobel për Letërsi në mes të një krize që tronditi institucionin prestigjoz.
Në një kumtesë të shkurtër të shtunën, Akademia bënë të ditur se Sara Stridsberg ka njoftuar Bordin se dëshiron të largohet nga posti i saj. Nuk u publikuan kurrfarë detaje të tjera.
Trupi sekret prej 18 anëtarësh u trondit nga kontestet e brendshme të shkaktuara nga një skandal seksual në të cilën ishte përfshirë bashkëshorti i njërës nga anëtaret e Bordit, Catherine Frostenson. Ajo dhe pesë anëtarë të tjerë, përfshirë edhe kryetarën e parë grua në histori, dhanë dorëheqje.
Anders Olsson, Sekretari i Përhershëm i Akademisë Suedeze, më herët gjatë kësaj javë deklaroi se për shkak të krizës, ndoshta do të duhet të shtyhet ndarja e çmimit Nobel për Letërsi këtë vit./AA/