Ballina Aktualitet Lajme Talat Xhaferi sjell edhe një lajm të keq për shqiptarët e Kumanovës...

Talat Xhaferi sjell edhe një lajm të keq për shqiptarët e Kumanovës dhe Likovës (Video)

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi është shprehur skeptik për hapjen e kufirit Miratoc-Llojan, raporton RTV Presheva. Kjo paraqt një lajm të keq për shqiptarët e Kumanovës dhe Likovës, për të cilët hapja e këtij vendkalimi ka rëndësi të veçantë për lidhje me familjarët e tyre në Luginë, transmeton Gazeta Lajm.

Sipas Xhaferit Beogradi paraqet problem edhr pse deri tani dihej se në pjesën serbe janë kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme. Për këtë arsye kanë lindur dyshime se Reçica dhe Beogradi po luajnë ndonjë lojë të koordinuar me qëllim të prengimit të këtij projekti dhe afrimit të shqiptarëve nga dy anët e kufirit administrativ.

Ndryshe në një tubim me qytetar, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi ju përgjigj shumë pyetjeve të qytetarëve.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe studenti nga Presheva Elbasan Sahiti i cili ju drejtua z.Xhaferi me pyetjen se kur pritet të hapet kufiri Miratoc-Llojan? Deri më tani z.Xhaferi është prononcuar disa herë rreth kësaj çështje dhe përgjigjet e tij gjithnjë ishin me tone optimiste, por kësaj here te z.Talat Xhaferi u vërjet skepticizëm se kjo problematik do të zgjidhet së shpejti.”Pyetja është bërë shumë herë, është çështje për të cilën në rrafshet diplomatike flitet se nuk ka problem, mirëpo në aspekt teknik kur duhet ti zbatojm vendimet nuk i çojnë deri në fund, bëjnë pengesa të caktuara.

Sado që deklarohen prej Beogradi se për ne nuk ka problem, në fakt te ata është problemi. Maqedoni-Kosovë është zgjidh problemi. Problemi i fundit ishte dhënja e lejes për ndërtim të objektit të përbashkët me Kosovën sepse nuk mundet të jipet leje për një objekt i cili ndërtohet një pjesë në Maqedoni e një në Kosovë dhe i njejti problem edhe në rastin Miratoc-Llojan dhe problemi tjetër është i aspektit të sigurisë dhe Beogradi nuk ka pëlqim që të finalizohet kjo punë.

Ne pjesën teknike dhe politike në Maqedoni nuk e kemi problem, çështja është te mardhënjet diplomatike të dy vendeve për shkaqe të vlersimeve të sigurisë në Beograd ku ata mendojn se në këtë territor ka rreziqe të caktuara nëse hapet frekuenca e lëvizjes. Andaj, ne punojmë në vazhdimësi për këtë çështje, mbajmë takime të përbashkëta dy qeveritë, njerëzit tanë e hapin gjithnjë këtë temë, por problemi është te Beogradi” shtoi z.Talat
Xhaferi.