Presidenca e Republikës së Kosovës ka emëruar Beqë Cufajn ambasador rezident në Republikën Federale të Gjermanisë.
Kësisoj, Ministria e Punëve të Jashtme ngarkohet që të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e vendimit të presidentit Thaçi.
Ndryshe, në një biografi të shkurt për Cufajn tregohet se ai është i lindur më 3 dhjetor 1970 në Deçan. Është shkrimtar dhe gazetar .
Ai ka studiuar gjuhën dhe letërsinë në Prishtinë . Jeton në Shtutgart dhe është një freelancer për gazetat ndërkombëtare
Vlen të theksohet se deri më tani ishte Astrit Zemaj që mbante postin e diplomatit kosovar në Berlin./pe/