Në aeroportin e Shkupit është vendosur mbishkrimi me emrin e ri Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit, por shkronjat janë me fontin e njejtë sikurse që ishin deri kur quhej “Aleksandri i Madh”.
Qeveria po e realizon këtë në shenjë të vullnetit të mirë në raportet me Greqinë. Kurse shkronjat e emrit të vjetër u larguan më 24 shkurt./tv21/