Partia opozitare VMRO-DPMNE akuzoi kryeministrin Zoran Zaev për dështimin në përmbushjen e asaj që kishte premtuar për zbardhjen e të vërtetës për rastin “Monstra”.
“Familjet e viktimave të masakrës pranë Liqenit të Smilkovës meritojnë drejtësi. Zaev ka njoftuar në disa raste ‘të vërtetën’ rreth rastit ‘Monstra’. Ai pretendonte se kishte prova, domethënë biseda telefonike dhe mesazhe sms që do të hedhin dritë të re për rastin. Të pandehurit e deklaruan atë të pafajshëm, dhe ai iu referua të afërmve të bisedave të djemve të ekzekutuar me zyrtarë të BDI-së”, njoftoi VMRO-DPMNE.
Partia thotë se Zaev gënjeu familjet e të vrarëve si dhe të gjithë publikut maqedonas dhe nga “e vërteta” e tij nuk kishte mbetur asgjë.
“Në një mënyrë të turpshme dhe të fshehtë, ai përdorte këtë tragjedi për të mbledhur pikë politike dhe pasi u ulë në postin e kryeministrit, e vetmja gjë që ndryshoi ishte se të pandehurit ishin në liri. Zaev zbaton platforma aliene në vend të drejtësisë. Realizimi i Platformës së Tiranës duhet të jetë prioritet më i lartë i tij sesa drejtësia për familjet e djemve të ekzekutuar.
Patriotët që dolën së pari kundër platformës së Tiranës dhe Zoran Zaevit janë në paraburgim për shkak të dashurisë së tyre për atdheun e tyre. Ata janë në paraburgim për shkak të luftës kundër politikave anti-shtetërore të Zoran Zaev. Në kushte të tilla të një shteti të kapur dhe një shërbimi gjyqësor që shërben LSDM-së, ky rast nuk do të zgjidhet. Drejtësia do të jetë e kënaqur vetëm kur Zaev do lë pushtetin”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së. /SHENJA/