Partia opozitare VMRO-DPMNE vërteton se LSDM dhe BDI nuk u interesojnë brengat e qytetareëve dhe varfëria e përditshme e tyre, transmeton Zhurnal.
Sipas kësaj partie, ata nuk e dëgjojn zërin e qytetarëve dhe janë vendosur në funksion të Zaevit dhe siç thonë, Qeverisë së paaftë duke u mundësuar edhe më tej të korruptohen.
“Cunami ekonomik në Republikën e Maqedonisë po vazhdon. Republika e Maqedonisë po fundoset në borxhe, ndërsa LSDM këtë po e fsheh para qytetarëve. Ministria e Financave po manipulon me numrat. Tek ata borxhi shtetërore ende është 38.7%, ndërsa realisht është 40.7%. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë më shumë të futur në borxh prej 200 milion euro në vitin 2017 krahasuar me atë në vitin 2016.
Edhe një fakt tjetër erdhi nga Banka Botërore. Në vend të rritjes së parashikueshme të ekonomisë maqedonase për vitin 2018 prej 3.2%, ai tani është ulur në 2.3% gjegjësisht 100 milion euro më pak para për qytetarët e Republikës së Maqedonisë krahasuar me vitin 2017”, thuhet mes tjerash në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së.
Nga kjo parti gjithashtu thonë se qytetarët bëhen edhe më të varfër me këtë Qeveri, standardi bëhet edhe më katastrofal, ndërsa jeta e premtuar asessi të vjen. Nga VMRO-DPMNE gjithashtu potencojnë se kjo Qeveri domsdo duhet të ikë dhe përfundimisht të vjen një shpresë e re për Republikën e Maqedonisë.