Më 10 prill do të mbahet seanca për interpelancën e ngritur nga VMRO-DPMNE për Qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev.
Në bazë të kalkulimeve të fundit me numrin e deputetëve, VMRO-DPMNE ka rënë në 40 deputetë, përfshirë ata që janë në paraburgim dhe deputetët e larguar nga koalicioni i tyre: dy deputetët e GROM, Amdi Bajram dhe deputeti i Partisë Demokratike Turke, informon INA.
Por në rrjetet sociale të VMRO-DPMNE thonë se nëse kanë përkrahje nga partitë shqiptare mund ta rrëzojnë Qeverinë e Zaevit.
Por nga ana tjetër, nga partitë politike shqiptare nuk ka atmosferë dhe numra për këtë. Sipas partive shqiptare dhe njohësve të zhvillimeve politike, lideri i ri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, ende nuk e ka ndryshuar qasjen politike që deri tani e praktoi Nikolla Gruevski. (INA)