Ballina Aktualitet Kosovë VV ME AKSION SIMBOLIK NË PANAIRIN “PRISHTINA 2018”

VV ME AKSION SIMBOLIK NË PANAIRIN “PRISHTINA 2018”

Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar pjesëmarrjen e bizneseve të Serbisë në panairin “Prishtina 2018”, me anë të një aksioni simbolik.

Aktivistët e VV-së kanë shpalosur një pankartë me mbishkrimin “jo normalizimit të hegjemonisë ekonomike të Serbisë në Kosovë”. Policia e Kosovës ka lejuar që ata që këtë pankartë ta vendosin në rrethojat e objektit ku po mbahet panairi.

Ndryshe dje është hapur panairi “Prishtina 2018″ ku po marrin pjesë rreth 170 kompani nga vendi, rajoni dhe më gjerë. Prej tyre 170 kompanive, 70 janë nga Serbia dhe vetëm një nga Shqipëria./21Media/