Ballina Aktualitet Ekonomi ZAEV: TETË KOMPANI TË HUAJA KANË VENDOSUR TË INVESTOJNË NË MAQEDONI

ZAEV: TETË KOMPANI TË HUAJA KANË VENDOSUR TË INVESTOJNË NË MAQEDONI

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në intervistë për Radio Evropa e Lirë tha se tetë kompani të huaja kanë sjellë vendim për të investuar në Maqedoni dhe se pritet konfirmimi i kompanive amë që të nënshkruhen marrëveshjet.

Ai ka shtuar se për 10 muaj sa janë në pushtet kanë nënshkruar 10 marrëveshje me investitor të huaj, ndërsa janë në bisedime me 200 kompani. Zaev tha se ndoshta kjo nuk është vetëm sukses i kësaj qeverie, por edhe i së kaluarës.

Kryeministri shpreson se rritja ekonomike prej 3.2 për qind është e arritshme, në rast se realizohen 65 deri në 70 për qind e investimeve kapitale.