Ndryshimi i emrit kushtetues të Maqedonisë është njëri ndër detyrimet juridike që çon drejt zgjidhjes së kontestit bilateral mes Maqedonisë dhe Greqisë. Kështu është përgjigjur zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Canakopulos, në pyetjen gjatë intervistës së tij në televizion grek Alfa, nëse ekziston një Plan B për nënshkrimin e marrëveshjes me organizatat ndërkombëtare, pa kaluar në kuvendet e të dyja vendeve. Ai ka thënë se asnjë çështje ndërkombëtare nuk mund të zgjidhet pa marrëveshje ndërkombëtare që përmban detyrime ndërkombëtare për të dyja palët.
“Çfarë bën kur duhesh të zgjidhësh një çështje bilaterale? Dakordohesh për një tekst detyrues juridik që përshkruan detyrimet e të dyja palëve. Përkatësisht, pala greke do ta pranoj fqiun nën emrin që do të dakordohet , ndërsa fqiu do të pajtohet. Që pala greke të pranoj këtë emër dhe të ndërmerr detyrime konkrete njëra prej tyre, siç kemi thënë qartë shumë herë, duhet të jetë ndryshimi i emrit kushtetues.
Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë do ta ndërmerr detyrimin juridik të ndryshoj emrin kushtetues, përderisa duam të arrijmë deri te zgjidhja”, deklaroi Canakopulos. /SHENJA/