Hekurudhat zvicerane janë në krye të listës së raportit së kryer së fundi nga rrjeti i hekurudhave të Evropës.
Ishin gjithsej 16 qytete evropiane, hekurudhat e së cilave ishin pjesë e këtij krahasimi, që nxori Zvicrën në vendin e parë, pas një lufte të ashpër me hekurudhat e Gjermanisë.
Për familje me fëmijë, pasagjerë me nevoja të veçanta, sporte të dimrit, hekurudhat zvicerane dolën të pamposhtura.
Mirëpo të dytat u renditën sa i përket ushqimit, pasiqë shërbimet kryesisht u vlerësuan si të shtrenjta. Është hera e dytë brenda pak muajsh që shërbimi hekurudhor i Zvicrës vlerësohen për punën e tyre.
Në Prill morën vendin e parë sa i përket performancës për vitin 2017, duke lënë prapa Danimarkën, Finlandën dhe Gjermaninë./am/