Burri që vrau mbesën e aktorit të famshëm Morgan Freeman pasi e theri 25 herë me thikë para shumë dëshmitarëve është shpallur i pafajshëm.
Lamar Davenport u akuzua për vrasjen e shkallës së dytë në sulmin fatal ndaj 33-vjeçares E’Dena Hines, e cila ishte e dashura e tij në atë kohë.
VIDEO bonus:
33-vjeçari u dënua për vrasje megjithatë mbrojtja argumentoi se Davenport ishte nën ndikimin e drogës gjatë vrasjes brutale. Hines u vra në gusht të vitit 2015 jashtë apartamentit të saj në NYC.
Një person që dëshmoi në gjyq për sulmin tha se Davenport bërtiti ndërsa sulmonte Hines: “Unë të dua. Gjithmonë të kam dashur. Perëndia do ta kishte dashur këtë.”
VIDEO bonus:
Pasi u arrestua, Davenport u dërgua në një spital ku pasi iu dha qetësues u zgjua duke ulëritur: “Pse ndodhi kjo? Jo, jo! Pse o Zot?”
Hines dhe Davenport, një rapper, kishin jetuar së bashku në një apartament prej 780,000 dollarësh që iu ishte blerë nga aktori Freeman. Hines është mbesa e gruas së parë të Morganit, Jeanette Adair Bradshaw. /sn/
VIDO bonus: