Në bisedën telefonike apo bombën e 34 të publikuar atëkohë nga Zoran Zaev dëgjohet komunikimi mes ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish-drejtorit të kompanisë energjetike ELEM, Vllatko Çingosvki, ku flitet për një shumë prej 350 milionë eurosh.
Sipas liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, në këtë bisedë telefonike flitet për një firmë të madhe maqedono-çeke që ka fituar një tender po aq të madh. Sipas Zaev, Gruevskit i interesonte që 350 milionë eurot nga ky tender të përfundonin tek vëllai i ish ministres së Brendshme, Gordana Jankullovska. Por deri tani nuk dihet se Prokuroria Speciale a ka procesuar këtë rast dhe a ka procedurë hetimore.