Kancelari austriak Sebastian Kurz tha se nuk mund të japë një përgjigje të qartë se kur do të çelen negociatat me Shqipërinë, por tha se vendi ynë është në rrugën e drejtë drejt integrimit dhe e meriton.
“Do ta shohim këtë gjë, nuk mund t’u japë përgjigje të qartë apo siguri të qartë për këtë, dhe siç e tha dhe kryeministri ka disa shtete anëtare të BE që për shkak të çështjeve të Brendshme çojnë në faktin që e kanë të vështirë të marrin këtë vendim, megjithatë ka një dëshirë të fortë në Shqipëri që të shkojë drejt rrugë ssë reformave. Ajo ka bërë shumë në rrugën e integrimit vitet e kaluara dhe negociatat e pranimit janë drejt një rrugë të mirë dhe ka mundësi të mirë po nuk e di kur mund të merret ky vendim. Është drejtë një rruge të mirë dhe Komisioni e ka thënë këtë dhe kjo është ajo që vlen”, tha Kurz.
Në fokus të bisedimeve të dy kryeministrave, Rama dhe Kurz, ishte pikërisht emigracioni i paligjshëm dhe mbështetja e Austrisë ndaj Shqipërisë, dhe nga ana financiare.
“Kryeministri më ka kërkuar ta mbështesë dhe i kam thënë që do e mbështesim fortë Shqipërinë, mbështetje financiare për Shqipërinë po dhe vende të tjera që të luftojmë migracionin ilegal. Do e mbështesim dhe në marrëdhëniet bilaterale, me policë të rinj. Së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme do të marrim kontakt me kryeministrin, që së bashku me partnerë të tjerë të BE të ndjekim një rrugë bilaterlae që fluksin e emgirantëve ta ndalojmë para se të shtohen më shumë”, tha Kurz.
“Kemi një fluks që rritet në mënyrë shqetësuese po për momenitn ka qenë tërësisht i kontrolluar prej nesh por na duhet bashkëpunim i ngushtë dhe i mnenjëhershëm për të shmangur skenat që tronditën Europën në vitin 2015 dhe kemi dakordësi të plotë për një bashkëpunim të ngushtë me Austrinë dhe vendet e tjera të interesuara për këtë proces”, tha Rama.
Kryeministri Rama foli për projektin e tregut të përbashkët të Ballkanit, të nisur prej tij dhe Vuçiç dhe mbështetjen e Austrisë në këtë projekt.
“Kemi folur dhe për pritshmëritë tona nga presidenca austriake e BE në 6 muajt e ardhshëm dhe dëshirojmë që të bashkëpunojmë për të shtyrë më tutje projektin tonë të lançuar nga unë dhe presidenti i sotëm i Serbisë, Aleksandër Vuçic për tregun e përbashkët në Ballkanin Perëndimor gjë për të cilën jam falenderues që kryeministri ka shprehur interesin dhe mbështetjen e tij”, tha Rama./TCH/