Kafja është një temë e pashtershme, veçanërisht interesante për studiuesit të cilët shpesh e studiojnë ndikimin e kësaj pije të preferuar në organizmin tonë…
Dhe ne e dimë se pirja e kafesë së zezë ka përparësi të caktuara, por edhe negativitete në shëndetin tonë.
Kohët e fundit hulumtuesit nga departamenti i epidemiologjisë dhe gjenetikës së Institutit Kombëtar të Kancerit në Shtetet e Bashkuara raportuan se pirja e kafesë në sasi të mëdha mund ta zvogëlojë rrezikun e melanomës malinje.
Dhe nuk ka dyshim, kafja e zezë është e pasur me antioksidantë të cilët veprojnë në mënyrë të favorshme në shëndetin tonë. Megjithatë, ka shumë rëndësi se kur dhe si e pini kafenë e zezë.
Sido që të jetë, shumica e njerëzve nuk mund ta fillojnë ditën e tyre pa një filxhan, të nxehtë, të kafesë së zezë në mëngjes. Dhe madje në lukth të zbrazët pa e ngrënë mëngjesin. Nuk është çudi që pas kafesë shumica e njerëzve e shmangin ta hanë ushqimin e tyre të parë të përditshëm herët në mëngjes, sepse kjo pije vepron për ta shuar urinë.
Megjithatë, pirja e kafesë së zezë esëll ka disa efekte të tjera shëndetësore. Një filxhan kafeje të pastër të zezë esëll e stimulon sekretimin e acidit klorhidrik (HCl) në sistemin e tretjes, dhe këtë dukuri të pakëndshme do ta ndiejnë shumë shpejt personat e prirë ndaj gastritit, shkruan “Healthy Food Team”.
Nuk kursehen as personat që nuk vuajnë nga gastriti, sepse ky acid e shpërbën ushqimin që ne e konsumojnë, dhe nëse mungon gjatë ditës, do të kemi probleme me tretje dhe shpërbërje të reduktuar të proteinave.
Proteinat problematike
Proteinat të cilët “mbërthehen” të pashpërbëra në trup mund të shkaktojnë shumë probleme shëndetësore si fryrje, irritim apo inflamacion të zorrëve dhe madje edhe kancer të gjirit.
Studime të shumta kanë treguar se kafeja duhet pirë vetëm një orë pas zgjimit dhe madje kurrsesi në lukth të zbrazët. Kafja duhet shmangur të pihet menjëherë pas zgjimit, sepse atëherë niveli i kortizolit është shumë i lartë, dhe është përgjegjës për kontrollin e orës biologjike.