Ballina Aktualitet Lajme Edhe përkundër protestave, kazinoja në Reçicë të Vogël vazhdon të mbushet me...

Edhe përkundër protestave, kazinoja në Reçicë të Vogël vazhdon të mbushet me aparate (VIDEO)

“Kazinoja në Reçicë të Vogël vazhdon të mbushet me aparate e me arka. Kujt i bëhet vonë se banorët nuk duan kazino? Kujt i intereson se protestojnë njerëzit”, – thuhet në postimin e kësaj video nga banorët e Tetovës, përcjell Almakos.

Ditë më parë protestuesit në Tetovë ngritën zërin kundër hapjes së një kazinoje në Reçicë të Vogël, përballë objektit të UT-së e në afërsi të dy shkollave të mesme, atë të mjekësisë dhe bujqësores.

Ndryshe, në qytetin e Tetovës ka rreth 50 kazino dhe mbi 150 bastore sportive, dhe shumica e tyre as që kanë leje përkatëse për veprimtaritë që ushtrojnë. Pprotestuesit kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen deri sa kazinotë dhe bastoret sportive të largohen nga afërsia e shkollave dhe universiteteve në Tetovë./Almakos

@tn.lajmelokale
@tetovanews