Numri i të prekurve me kancer ka shënuar rritje në Kosovë. Fillimisht u besua se i gjithë ky numër ishte rezultat i luftës dhe uraniumit të varfëruar. Por, një gjë e tillë po kundërshtohet nga onkologët e Kosovës. Sipas tyre, uraniumi i varfëruar ka marrë konotacion politik në vend, dhe sipas njohësve të çështjeve të sigurisë lidhur me këtë fakt po thonë se Serbia po bën propagandë.
Menjëherë pas përfundimit të luftës se armatosur të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Sigurimit, Bernard Kouchner kishte vizituar kampet në të cilat është dyshuar se ka uranium të varfëruar. Rritja e numrit të prekurve lidhet duket se lidhet me luftën e fundit që është bërë në Kosovë.
Protagonist, për fatin e tij të keq, ishte një ish-rreshter major italian, 38 vjeç, nga Filadelfia.Ushtaraku gjatë kohës sa po i shërbente NATO’s në Kosovë u sëmur një lloj tumori i qelizave të gjakut.Është vërtetuar se shkaku i sëmundjes është uraniumi i varfëruar.
Përpos këtij rasti edhe dyshime të tjera janë ngritur se Uraniumi i varfëruar mund të jetë njëri ndër shkaktarët kryesor të sëmundjeve të kancerit në vend.Por në një farë forme kjo është mohuar nga lideri i shtetit serb.
Aleksandër Vuciq gjatë një vizite në Institutin Onkologjisë në Beograd ka thënë se shteti i tij është i rrezikuar nga uraniumi.Në debat është përfshirë edhe Ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott duke e hedhur topin në Kosovë.Ai ka thënë se municioni me uranium të varfëruar është përdorur nga bombardimet serbe ekskluzivisht në Kosovë.
Onkologjia është vendi ku trajtohen sëmundjet kancerogjene, e që shërimi është shumë i vështirë.Drejtori i kësaj klinike, Ekrem Hyseni thotë kjo çështje ka marrë më shumë konotacion politik ndaj asaj se si është gjendja në të vërtete.Hyseni i quan të pasakta të dhënat e Ushtrisë Italiane.
Agjencia për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore në një përgjigje për Express dhe T7 ka thënë shëndeti i njeriut dhe mjedisi nuk janë të rrezikuara nga ekspozimi ndaj rrezatimit i cili vjen nga prezenca eventuale e Uraniumit të Varfëruar në territorin e Kosovës.Por për njohësit e armëve, kjo krejt është një propagandë e shtetit të Serbisë.
Javën e kaluar kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq, ka deklaruar se do të formohet një komision i cili do ta përcaktojë të vërtetën e bombardimeve që ndodhën në vitin 1999. Hetimet do të fillojnë në komunën e Vranjës dhe në nëntë vende që janë përcaktuar si të ndotura me uranium të varfëruar në territorin e Kosovës.