Pak ditë më parë Albërije Hadërgjonaj ka treguar për raportin me ish bashkëshortin por në “Top Show Magazine” ajo ka vendosur të tregojë një herë e mirë arsyet e ndarjes.
Albëria është shprehur se ka respect për ish bashkëshortin dhe janë ndarë me kompromis, duke qenë se të dy e panë se ishin martuar të rinj dhe kjo martesë nuk funksiononte më.“Ai donte të më linte, që kur u martuam se donte të hapte sytë”- ka nisur Albëria rrëfimin duke qeshur më pas ajo ka dashur të tregohet e sinqertë me publikun dhe për këtë ka rrëfyer arsyet e ndarjes dhe përfundimit të martesës 19 vjeçarë.
“Atë e kam dashur më shumë se fëmijët e mi, por më ka tradhëtuar gjithmonë. E falja, mbyllja një sy, një vesh deri u mbylla e gjitha dhe e lashë fare. Ai ka qenë burri i parë për mua dhe ndoshta unë nuk kisha eksperiencë, kështu që ndoshta ai shkonte tek ato që kishin më shumë eksperiencë. Në fakt kur u martuam ai ishte 12 vjeç, ishte burrë i pasur me lekë dhe gocar i shkonin nga mbrapa. Unë i shkoja gjithmonë nga mbrapa për vite me rashë.Më pas vendosëm të divorcoheshim pasi unë u rrita dhe fillova të kuptoj që njerëzit nuk i detyron dot të rrinë të martuar. Por ne kemi jetuar pjesën më të madhe të martesës të ndarë pasi ai rrinte jashtë e ka qenë dhe në burg, pra me atë njeri nuk kam jetuar vetëm kemi bërë dy fëmijët e secili ka qenë në punë të vetë. Kështu që nuk e pata problem”- është shprehur Albërija.