Për jo më shumë se një deri në dy vjet, qytetarët do të paguajnë çmime më të ulëta të energjisë elektrike.
Këtë sot e theksoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev në Ohër, ku njerëzit e parë të kompanive për përçim të energjisë elektrike të Evropës Juglindore bien dakord mbi hapat për të krijuar një treg të vetëm rajonal të energjisë elektrike.
Si rezultat i përmirësimit të marrëdhënieve politike me Bullgarinë, është rënë dakord për një bashkim të tregut të energjisë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Kjo Maqedonisë dhe qytetarëve do t’ju sjellë barazim të çmimeve, ku çmimet e energjisë elektrike janë më të ulëta sepse Bullgaria është neto eksportues i energjisë elektrike ndërsa Maqedonia është neto importues – deklaroi Koço Angjushev, Zëvendëskryeministër për çështjet ekonomike.
Me një treg të vetëm rajonal të energjisë elektrike, çmimet do të jenë përafërsisht të njëjta me ato të vendeve evropiane, të cilat megjithëse më të pasura në këtë moment kanë çmime më të ulëta.
Ne si një vend që përpiqet për në BE duhet t’u përmbahemi rekomandimeve të Bashkimit – u shpreh Sasho Vasilevski, drejtor i Mepso.
Qëllimet tona strategjike janë zgjerimi rajonal dhe lidhja dhe unifikimi i tregut të energjisë elektrike – deklaroi Jelena Matiq, sistemi elektro-përçues i Serbisë.
Kryeministri Zaev, i pranishëm në takim, tha se tregu i unifikuar i rrymës në Ballkan do të sjellë çmime konkurruese për konsumatorët në të gjithë rajonin, diçka që tashmë është praktikë në Evropë./am/