Hulumtues nga Universiteti Katolik i Louvainit në Belgjikë kanë thënë se besimtarët religjiozë ‘duket se kanë perceptime më të mira dhe priren të jenë integrues të perspektivave të ndryshme’
Njerëzit e fesë janë më tolerant ndaj këndvështrimeve të ndryshme se ateistët, sipas një hulumtimi të bërë nga një universitet katolik, raporton Independent.
Një studim i bërë me 788 njerëz në Britani të Madhe, Francë dhe Spanjë konkludoi që ateistët dhe gnostikët e mendojnë veten si më mendjehapur se njerëzit e fesë, por në të vërtetë janë më pak tolerantë ndaj opinioneve dhe ideve të ndryshme.
Filip Uzarevic, i cili ishte bashkautor i këtij studimi, thotë se mesazhi është që “mendjembylltësia nuk është domosdo e lidhur vetëm te njerëzit religjiozë”.
Ai i tha Psypostit: “Në studimin tonë, marrëdhënia mes religjionit dhe mendjembylltësisë varet nga aspektet specifike të mendjembylltësisë.”
“Disi befasisht, njerëzit religjiozë u treguan më të hapur ndaj perspektivave të kundërta ose të ndryshme.”
Gjetjet e studimit treguan se besimit e një personi, qoftë në ateizëm apo në religjion në mënyrë direkte ishin të lidhura me atë se sa jotolerantë ishin.”