Njjë stuhi aktivitetesh diplomatike pritet të ndërmerren nga evropianët për të shpëtuar marrëveshjen për armët bërthamore me Iranin, pasi SHBA-të u tërhoqën duke kthyer sanksionet ndaj Teheranit.
Kancerlarja gjermane Angela Merkel ka biseduar me presidentin rus Vladimir Putin, dhe kryeministrja britaneze Theresa May ka biseduar me presidentin e SHBA-së Donald Trump.
Ministri francez ka qenë më i zëshmi në ankesat e tij që shumë biznese evropiane do të goditen rëndë pas sanksioneve të SHBA-së.
Presidenti Trump ka thënë që marrëveshja me Iranin dhe shteteve të BE-së ka qenë e tmerrshme dhe SHBA po humb me të ndaj ka marrë vendim për tu tërhequr nga ajo.
Por kjo ka alarmuar shtetet e BE-së si Francën, Gjermaninë dhe Britaninë që ishin pjesë dhe garantuese të marrëveshjes meqë Irani ka paralajmëruar Trump se ka gabuar me tërheqjen nga marrëveshja dhe rikthimin e sanksioneve ndaj Iranit, raporton BBC. /sn/