Ballina Aktualitet Lajme BLINDOHET GJYKATA E SHKUPIT, PAK ORË PARA SE GJYKATA TË VENDOS DËNIMIN...

BLINDOHET GJYKATA E SHKUPIT, PAK ORË PARA SE GJYKATA TË VENDOS DËNIMIN OSE JO PËR GRUEVSKIN?!

Para Gjykatës Themelore Shkupi 1 gjatë orëve të mbrëmjes janë vendosur barrikada metali.

Portali “Fokus” shkruan se kjo bëhet për shkak të aktgjykimit që nesër kjo gjykatë do të sjellë për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski për rastin “Tanku”, që ka të bëjë me blerjen e Mercedesit ekskluziv prej 600 mijë eurove, transmeton INA.

Gjykata po blindohet për shkak të mundësisë së protestave.

Gruevski ka thënë fjalën e fundit për këtë rast që gjykohet. “Kam dashur që të porosisim makinën e blinduar. Gjeneratat e ardhshme do të çuditen se përse është akuzuar një ish-kryeministër”, theksoi Gruevski, duke thënë se bëhet fjalë për ndjekje politike dhe bëhet fjalë për rast të fabrikuar.

Në këtë rast që dyshohen keqpërdorime gjatë kryerjes së furnizimit publik me këtë makinë të akuzuar janë edhe ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dhe një ish-ndihmës ministër. (INA)