Ballina Top Lajm Burgu i Grave”, rrëfime dhe pamje rënqethëse, pendohen për veprat e bëra...

Burgu i Grave”, rrëfime dhe pamje rënqethëse, pendohen për veprat e bëra (Video)

Emisioni i rradhës i ‘Inside’ sjellë një tjetër storie interesante dhe aq të dhimbshme për shoqërinë tonë, sjellë pamje dhe rrëfime nga një institucion në të cilin qëndrojnë të mbyllura duke vuajtur dënimet e tyre, femrat. Kushtet në burgun e femrave në Idrizovë janë johumane, aty as qeni nuk mund të mbijetojë thonë kështu ata që e kanë përjetuar këtë ferr, ndërkohë që mjek ka vetëm deri në ora 16 si dhe mbrojtja shëndetësore është katastrofale. Gjendjen e ka regjistruar edhe avokati i popullit, mirëpo të njejtat përsëriten dhe nuk ndërmeret asgjë, nga drejtoria në anën tjetër është e ndaluar futja brenda e përfaqësuesve të Komitetit të Helsinkut pa asnjë arsyetim, shkruan Zhurnal.mk

Edhe pse kushtet në pjesën e femrave janë paksa më të mira se ato të meshkujve megjithatë në gjenerale kanë të njejtat probleme, të burgosurat ankohen se ambientet nuk dezinfektohen, ka insekte ndërsa ushqimi nuk është në nivel të duhur. “Të burgosurat duhet të bëhen në gjendje shumë kritike që të mund të kontrollohen, ka situata kur ambulanca nuk mund të ju jap ndihmë ndërsa nuk lejojnë të dërgohet jashtë ambienteve të burgut, më shumë i shohin interesat politike”, theksojnë kështu në kushte anonimati nga burgu.

Mbipopullimi në burgje, higjiena minimale, kushtet nën çdo standart, mungesa e kujdesit mjekësor, mungesa e efektshmërisë së ndihmës juridike, moszbatimin e programeve të risocializimit, janë vetëm disa nga problemet që ballafaqohen me kushtet ku të dënuarat ballafaqohen. Kushtet ç’njerëzore dhe keqtrajtimi i të burgosurave, janë të përfshirë edhe në kritikat, që vazhdimisht i referohen të gjitha qeverive të mëparshme për gjendjen në burgjet e Maqedonisë. Departamenti i Shtetit në raportin e publikuar kohët e fundit për të drejtat e njeriut për Republikën e Maqedonisë, si një nga çështjet më kritike, vuri në dukje torturën në burgjet maqedonase. Shumë pak shihet nga ajo që po ndodh pas dyerve të mbyllura të burgjeve. Burgu në Shkup, që quhet si burgu i Idrizovës, është njësia e paraburgimit më e madhe dhe më e sigurta në të cilën vaujnë paraburgimin të gjithë personat femra nga i gjithë territori i vendit. Gjëja kryesore në Idrizovë është qendra e paraburgimit.

Sipas kushteve të njësisë së paraburgimit, Idrizova nuk mund të mburret me respektimin e të drejtave të njeriut në përputhje me Konventën Evropiane për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit Ç’njerëzor ose Poshtërues. Ulja e të burgosurve në aspektin e vuajtjes së dënimit është e tmerrshme. Qeliat në atë pjesë nuk janë rinovuar që kur u ndërtua burgu, domethënë nga viti 1968, me përjashtim të disa dhomave që u pikturuan nga të dënuarit. Situata në qelinë e famshme të burgimit “B” është më alarmuese, ose midis policisë së burgut, është më shpesh e njohur si “C”. Shtresa e parë e murit në disa vende ka rënë dhe kabllot përreth çelsave të fuqisë janë të zhveshur, shumë lehtë mund të ndodh që ndonjë o dënuar në atë qeli të goditet nga rryma e cila në çdo çast mund të merr kontakt dhe të ndodhë më e keqja.

Brenda është errët, ka një dritare të vogël nga e cila mezi prek dritën dhe të burgosurit me mendje kanë lidhur një shishe plastike me ujë për të kontrolluar qarkullimim e ajrit në atë qeli. Dyshemeja është shkatërruar, si në një shtëpi të braktisur, gjysma është e mbuluar me parket, gjysma e zhveshur. Në hapësirën prej më pak se gjashtë apo shtatë metra katrorë ka dy deri në tre, dhe nganjëherë katër shtretër, një tavolinë të vogël dhe një tualet të quajtur tualet sepse nuk mund të quhet i tilë. Ata e mbyllin ëC-në me një shishe plastike me kokë përjetë, në këtë mënyrë e parandalojnë erën e keqe në dhomë.

Për emisionin ‘Inside’ flet edhe zv.drejtori i burgut të Idrizovës z. Femi Jonuzi i cili thotë se në bazë të kapaciteteve të burgut që ka mundohen të përmirësojnë gjendjen në të cilën janë të vendosur të burgosurit.

“Për momentin pasi u krye procedura e amnestisë janë liruar diku 600 të burgosur dhe këtu ka për momentin 1270 të burgosur prej tyre kapaciteti është i madh po ne bëjmë përpjekje dhe mundohemi të përshtatim për objektet tjera e atje ka kapacitet për 600 të burgosur dhe do të përgjysmojmë, ka qenë vështirë edhe për drejtorinë dhe të burgosurit kanë vepruar në bazë të kushteve dhe janë munduar të trajtojnë varësisht nga mundësitë që kanë pasur pra kemi pasur gjithmonë mbipopullim, më herët edhe tani organizohen trajnime të të burgosurve në vecanti në pjesën e femrave ka pasur trajnime për zanate të ndryshme dhe kanë marrë licenca dhe kur të dalin nga këto të kenë një zanatë, prej kushteve që është vepruar dhe nga numri i madh i të burgosurve shërbimet janë munduar të dalin në ndihmë por ja kanë arritur qëllimit”, thekson mes tjerave zv.drejtori i burgut për ‘Inside’.
Për të parë emisionin e plotë, ju ftojmë të ndiqni linkun në vazhdim: