Pas tetë vitesh mbikqyrjeje për çështjen e borxhit, Greqia është gati të marrë hapa vendimtarë për një dalje përfundimtare nga kriza, deklaroi sot kryeministri, Aleksis Cipras në një artikull të publikuar në të përditshmen, “Efimerida Ton Syntakton”.
Ai e konsideroi këtë një pikë kthese historike në historinë moderne të vendit, duke theksuar se “më në fund është e dukshme që qeveria aktuale do të ketë arritje atje ku të tjerët dështuan dhe kjo do të arrihet me kosto sociale shumë më të ulta”.
Cipras tha gjithashtu se “zgjidhja e borxhit i jep mundësinë qeverisë së majtë që të ndërhyjë në politikat sociale”.
Kryeministri grek theksoi se “përpjekia për të ecur drejt politikave sociale dhe rishpërndarjes së pasurisë ka filluar dhe po ecën me hapa të qëndrueshëm”.
Për sa i përket kësaj epoke të re, ai tha se është një periudhë me stabilitet fikal, rritje ekonomike, por mbi të gjitha drejtësi./am/