Ballina Aktualitet Lajme CIPRAS: GREQIA SHTYLLË E STABILITETIT, E SHIHNI ÇFARË “SAKRIFICASH” BËJMË PËR EMRIN...

CIPRAS: GREQIA SHTYLLË E STABILITETIT, E SHIHNI ÇFARË “SAKRIFICASH” BËJMË PËR EMRIN E MAQEDONISË

Kryeministri grek Aleksis Cipras e ka cilësuar Greqinë si shtyllë e stabilitetit në Ballkan. Si shembull e ka përmendur procesin e negociatave për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar për emrin me Maqedoninë.

“Negociatat që kemi zhvilluar, vazhdojmë t’i menaxhojmë me një ndjenjë përgjegjësie dhe patriotizmi. Me vendosmëri dhe besim për nevojën për të gjetur një zgjidhje”, deklaroi Cipras, gjatë fjalimit në takimin vjetor të Federatës së Ndërmarrjeve të Greqisë. Ai vlerësoi se imazhi i Greqisë në arenën ndërkombëtare po ndryshon ngadalë dhe po forcohet, por sipas tij kjo kërkon “vendime të guximshme dhe të vështira”. /SHENJA/